Politike

Meta: Taulant Balla është kryepatronazhisti i Elbasanit, Rama është i sëmurë

21 Prill 2021, 19:19 Nga DOSJA
Meta: Taulant Balla është kryepatronazhisti i Elbasanit, Rama

ELBASAN- Presidenti Ilir Meta e ka quajtur Taulant Ballën kryepatronazhistin e Elbasanit. I ftuar në emisionin “Info Focus”, Meta ka thënë Balla kontrollon çdo tender që kalon në Elbasan, ndërsa Ramën e ka quajtur si të sëmurë. Meta gjithashtu ka thënë që qeveria e tanishme ka kapur edhe Prokurorinë, si dhe institucionin që mbron të dhënat personale.

Midis zotit Balla dhe zotit Bardhi do të doja që të zgjidhja zotin Bardhi, sepse Ballën e njoh që kur ka erdhi në Partinë Socialiste. Taulanti kontrollon çdo situatë në Elbasan, është kryepatronazhisti i Elbasanit sepse nga ai kalon çdo tender, kontrollon çdo biznes dhe individ.

Prokuroria eshte e kapur sepse vetem kështu u mbyllën dhe dosjet e Dibrës dhe të Shijakut. I semuri i bën vetëm një thirrje Damjanit: Tërmet tërmet…!!! Prokuroria është e kapur dhe këtë e tregon dhe fakti që Presidenti ka bërë padi penale në SPAK për incenratorët, dhe nuk po bëhet asnjë hetim.

AKSHI është institucioni që duhet të mbroje të dhënat personale e të gjithë individëve. Si institucion është në varësi të Ramës dhe merr urdhra vetëm nga ai. Të gjitha të dhënat personale të çdo individi janë në duart e disa individëve të papërgjegjshëm dhe mund të shpërdorohen, siç ndodhi në Pustec. Kryeministri më i favorshëm për nje opozite e cila do te fitoje zgjedhjet është pikërisht Edi Rama. Unë e kam shprehur këtë mendim, ja kam thënë dhe opozitës sepse ai është bërë një Kryeministër shfrytëzues, dhe po ushtron trysni dhe presion ndaj qytetareve.

Nuk mund të kesh një kundërshtar më të thjeshtë për të fituar zgjedhjet sepse i vetmi veprim i ketij kryeministri është dhuna. Do përgjigjet populli me votë, sepse sa më shumë të ushtrosh forcë aq më shumë do ndëshkohet ditën e votimeve”, tha Meta.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 21 Prill 2021, 18:46

ELBASAN– Partia Demokratike publikoi dhe shpërndau sot një video ku një nga personat që shihej i afërt me kryeministrin Edi Rama dhe sekretarin e Përgjithshëm t...