Politike

Masakra e Elbasanit, Rama: Patronazhistët e PD shkojnë deri aty sa vrasin njerëz, jemi vënë në shënjestër

21 Prill 2021, 19:17 Nga DOSJA
Masakra e Elbasanit, Rama: Patronazhistët e PD shkojnë deri aty sa

Edi Rama: Komenti im është që të gjithë qytetarët le ta mendojnë për një moment sikur kjo ngjarje të ishte zhvilluar në kahje të kundër, sikur furgonë të ngjashëm me furgonët e policisë të kishin mbërritur në cilindo qytet duke pasur brenda një strukturë paramilitare me ish-oficerë policie dhe të kishin logon e PS, të ndalonin njerëzit në rrugë dhe t’iu kërkonin hesap apo të vinin vërdallë nëpër pika të ndryshme duke krijuar një situatë të paimagjinueshme dhe pastaj imagjinoni sikur nga furgonët me paramilitarë të loguar si të PS të hapej zjarr, të vritej dikush, të plagosej një efektiv policie dhe mu aty pranë kufomës Taulant Balla të mbante një fjalim ku të akuzonte palën tjetër, të merrte vrasësin dhe të largohej. Vetëm kaq, nuk dua të them më shumë. Jemi vënë në shënjestër për arsye që kemi një organizim tipik të partive të mëdha të botës me patronazhistë që trokasin në dyer dhe komunikojnë me qytetarët ndërkohë që patronazhistët e PD janë të armatosur dhe shkojnë deri aty sa vrasin njerëz

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Politike 21 Prill 2021, 18:46

ELBASAN– Partia Demokratike publikoi dhe shpërndau sot një video ku një nga personat që shihej i afërt me kryeministrin Edi Rama dhe sekretarin e Përgjithshëm t...