Politike

Berisha komenton masakrën e Elbasanit: PS po e përjeton humbjen në mënyrë të tmerruar, viktima ishte angazhuar në blerjen

21 Prill 2021, 19:15 Nga DOSJA
Berisha komenton masakrën e Elbasanit: PS po e përjeton humbjen

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë përgjegjës pasardhësin e tij Edi Rama dhe Taulant Ballën për masakrën e Elbasanit.

I ftuar në “Now”, Berisha tha se problemi qëndron se Pjerin Xhuvani është angazhuar nga Partia Socialiste për blerjen e votave dhe se humbjen ata po e përjetojnë të tmerruar.

Policia fsheh ngjarjen dhe policia e di shumë mirë pse ka ndodhur ngjarja. Problemi është se duhet të mbulojnë krimin e partisë. Ky është një krim i mirëfilltë i Edi Ramës edhe Taulant Ballës. Këtë humbjen po e përjetojnë të tmerruar. Ka fakte më absolute të lidhjes së tij si mishi me thoin me PS. S’mund ta mohojnë kurrsesi. Edhe pse është i PS, problemi është se PS e angazhoi në blerjen e votave. Në një vend ku dënimi me vdekje nuk ekziston, asnjë njeri dhe në asnjë rrethanë nuk meriton vdekjen dhe vrasjen, por ka një gjë, ka një rrethanë vetëmbrojtje. Jo në asnjë rrethanë, Shqipëria është një vend që nuk  ka dënimin me vdekje. Ata vrasin njeri- tjetrin, sepse këta nuk i fusin në burg. Nuk ka ndonjë retorikë të ashpër nga PD në këto zgjedhje, nëse sheh retorikën mes Bashës dhe Ramës ndryshimi është si nata me ditën, Edi Rmaa kalon nga podiumi në podium, nga fyerja në fyerje,”- tha Berisha.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike sali berisha vritet pjerin xhuvani sali berisha vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll

Politike 21 Prill 2021, 18:46

ELBASAN– Partia Demokratike publikoi dhe shpërndau sot një video ku një nga personat që shihej i afërt me kryeministrin Edi Rama dhe sekretarin e Përgjithshëm t...