Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, qëllohet me breshëri drejt një lokali, PD: Pronari është pjesë e strukturave tona,

21 Prill 2021, 16:53 Nga DOSJA
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, qëllohet me

VLORË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Vlorë pasditen e sotme. Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt një lokali në Novoselë. Fatmirësisht si pasojë e të shtënave nuk ka pasur perona të lëdnuar. Lokali në fjalë rezulton të jetë në pronësi të një personi me inicialet GJ.N., por ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes.

Pas kësaj ngjarjeje ka ardhur reagimi i degës së Partisë Demokratike, e cila e ka cilësuar si një ngjarje me prapavijë politike. Vetë nënkryetari Lorenc Danaj tha se pronari i lokalit ku u qëllua me breshëri është pjesë e strukturave të PD-së dhe se kjo është arsyeja që është sulmuar. 

Një person që pa me sytë e tij se si qëlluan me breshëri armësh drejt lokalit në Novoselë ka treguar se ai dhe pronari i lokalit kanë shpëtuar për pak. Në një deklaratë për mediat, dëshmitari tha se autori mbante kapele dhe syze e se nuk foli fare, por vetëm qëlloi. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet qellohet drejt lokalit ne vlore vlore qellohet drejt lokalit ne vlore vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Prill 2021, 15:07

FIER- Spitali “Memorial” i Fierit ka hapur dyert ditën e sotme. Në cerenominë e inagurimit të siptalit, mori pjesë Minisrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ...