Aktualitet

21 Prill 2021, 15:07 Nga DOSJA

FIER- Spitali “Memorial” i Fierit ka hapur dyert ditën e sotme. Në cerenominë e inagurimit të siptalit, mori pjesë Minisrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Ministri turk i Shëndetsisë, Farhedin Koca dhe Kryeministri Edi Rama. Rama në fjalën e tij përshëndetëse, tha se Erdogan e ka e ka fituar bastin e tij dhe e ka mbajtur fjalën e dhënë për të ndërtuar spitalin në këtë kohë rekord.

“Kemi bërë shumë mirë që i kemi ndaluar bastet, se unë sot do isha një bastexhi i humbur dhe Erdogan do ishte i fituar, por s’e vumë bastin për fat të mirë. Nuk i gjej dot bisht kësaj pune, është sukses mbi suksesin,”tha Rama.

Rama gjithashtu falenderoi Turqinë për vaksinat kineze që dhuroi për Shqipërinë. Ai tha se të gjithë të moshuarit ndihen më të çliruar pas vaksinimit.

“Sot gjyshërit nënat dhe baballarët që janë të çliruar falë atij vaksinimi masiv  ku Shqipëria ka hyrë shumë më shpjet sesa vendet e tjera që po përpëliten nga mungesa e vaksinave nuk do të ishit sot kaq të shumtë nëse nuk do të ishte miqësia e çmuar dhe shumë e sinqertë mes meje dhe presidentit të Turqisë dhe përtej kësaj dashuria, respekti dhe vëmendja e tij e posaçme për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Rama.

Rama në fjalën e tij gjithashtu tha se objektivi i tij në mandatin e tretë është që të hapë në Tiranë filialin e Universitetit teknik të Stambollit. Rama u shpreh se vitin e kaluar studentja më e mirë e Universitetit ishte shqiptare.

“Vjet studentja më e mirë e atij Universiteti ndërkombëtar ishte një shqiptare. Është një nga objektivat e mandatit tonë të tretë, do të jetë dallëndyshja jonë e parë që do të lajmërojë një pranverë të re në të gjithë sistemin e arsimit të lartë”, tha Rama.

Inagurimin e spitalit, e përshëndeti edhe presidenti turk Recep Tajip Erdogran, ku u shpreh se e kishte mbajtur premtimin e tij për ndërtimin e spitalit në kohë, në javën e tretë të prillit. Erdogan gjithashtu tha se ata kanë bërë të mundur afërsimin e marrëdhënieve të tyre.

“I nderuar kryeministër, i shtrenjti miku im Edi Rama. Me rastin e hapjes së spitalit të miqësisë jam i lumtur që takohem me ju. Iu përgëzoj edhe për muajin e Ramazanit. Shpresoj që të sjellë shëndet dhe miqësi. Miku im i dashur ne kemi bërë të mundur afërsimin e marrëdhënieve tona. Unë besoj fort që partneriteti ynë do të thellojë marrëdhëniet tona. Siç e dhanë fjalën, spitali i Fierit me pjesëmarrjen e ministrit tim të Shëndetësisë. Spitali i Fierit do të jetë një shenjë miqësie mes dy vendeve tona. Falenderoj mikun tim të shtrenjtë kryeministrin e Shqipërisë. Besoj që ky spital t’i shpërbej gjithë komunitetit. Ju uroj shëndet,”-tha Erdogan.

(I.A;K.M/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama hapet spitali memorial i fierit ogerta manastirli recep tajip erdogan edi rama hapet spitali memorial i fierit ogerta manastirli recep tajip erdogan

Sondazh

Poll