Aktualitet

E marrin me karrotrec, kjo është makina e mbushur me karta ID dhe para, pas i kanë mbetur shenjat e plumbave 

21 Prill 2021, 16:36 Nga DOSJA
E marrin me karrotrec, kjo është makina e mbushur me karta ID dhe

ELBASAN- Dosja.al ka siguruar momentin kur makina ku dyshohet se kishte para dhe karta identiteti është marrë nga vendi i ngjarjes. E hipur mbi një karrotrec, mjeti tip “Benz” pikasen qartë shenjat e sulmit me armë zjarri, që kanë prekur pjesën e prapmë të makinës. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, ku shkaku kryesor dyshohet se është shitblerja e votës. Një viktimë dhe 4 të plagosur është bilanci i një përplasjeje e cila rezultoi fatale. Pjerin Xhuvani, një emër i njohur i botës së krimit në Elbasan, me një organizim të hershëm politik në LSI e së fundmi në PS u vra në rrethana të panjohura, ndërsa autori mendohet se është një nga anëtarët e shtabit të PD, Arbër Papleka, ish-oficer i RENEA. Ai është arrestuar tashmë nga policia dhe ka thënë se e gjitha ka qenë për vetëmbrojtje.

LAJMI KRYESOR: LAJMI KRYESOR: Masakër në Elbasan/ Vritet Pjerin Xhuvani, dyshohet se lëvizte me një makinë me para dhe karta identiteti, autori, një ish-oficer i RENEA-s, 4 të plagosur, mes tyre edhe një police (NGJARJA-EMRAT)

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet masakra e elbasanit vritet pjerin xhuvani masakra e elbasanit vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Prill 2021, 15:07

FIER- Spitali “Memorial” i Fierit ka hapur dyert ditën e sotme. Në cerenominë e inagurimit të siptalit, mori pjesë Minisrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ...