Aktualitet

Masakra në Elbasan, Artan Hoxha: Kronikë e një vrasjeje të paralajmëruar, asgjë jashtë parashikimeve

21 Prill 2021, 16:25 Nga DOSJA
Masakra në Elbasan, Artan Hoxha: Kronikë e një vrasjeje të

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka komentuar masakrën që tronditi Elbasanin mesditën e sotme, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe katër të tjerë u plagosën. Në një status në Facebook, Hoxha shkruan se kjo ishte një kronikë e një vrasjeje të paralajmëruar.

Ai shton se Xhuvani ishte me profesion mjek psikiatër, ndërsa Abrër Pepkola, i cili u vu në pranga si autor ka qenë një nga efekivët më të trajnuar të Forcave Speciale, që ka shërbyer 6 muaj në Afganistan si instruktor trajnimi i policisë Afgane.

“Kronika e nje vrasje të paralajmeruar…Asgje jashte parashikimeve…Deshmori” i pare i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, eshte mjeku psikiater Pjerin Xhuvani. Ndersa autori i dyshuar, nje nga efektivet me te trajnuar te Forcave Speciale, qe ka sherbyer 6 muaj në Afganistan si instruktor trajnimi i policise Afgane….,”- shkruan Hoxha.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, ku shkaku kryesor dyshohet se është shitblerja e votës. Pjerin Xhuvani, një emër i njohur i botës së krimit në Elbasan, me një organizim të hershëm politik në LSI e së fundmi në PS u vra në rrethana të panjohura, ndërsa autori mendohet se është një nga anëtarët e shtabit të PD, Arbër Papleka, ish-oficer i RENEA.

Ai është arrestuar tashmë nga policia dhe ka thënë se e gjitha ka qenë për vetëmbrojtje. Të plagosur mbetën katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Eltjon Bodinaku, Pavlo Vuksani dhe efektivja Xhensila Sota.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha vritet pjerin xhuvani artan hoxha vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Prill 2021, 15:07

FIER- Spitali “Memorial” i Fierit ka hapur dyert ditën e sotme. Në cerenominë e inagurimit të siptalit, mori pjesë Minisrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ...