Zbardhet DINAMIKA e krimit në Elbasan/ Kapën makinën me para, përleshja me armë në sytë e nëndrejtorit të policisë, si
21 Prill 2021, 15:03Nga DOSJA
ELBASAN– Një i vdekur dhe katër të plagosur, ky i është bilanci i masakrës së Elbasanit. Një përplasje me armë zjarri në lagjen “5 Maji” ka lënë të vrarë Pjerin Xhuvani, ndërsa të plagosur kanë mbetur: Eltjon Bodinaku, Pavlo Vuksani dhe Emiliano Prenga. Po ashtu është plagosur edhe efektivja e forcave “Shqiponja” Xhensila Sota.
POR SI NISI GJITHÇKA?
Partia Demokratike ka njoftuar Policinë e Shtetit se në rrugën Lef Nosi, në lagjen nr.5 një makinë pa targa që shpërndante para në këmbim të letërnjoftimeve. Të parët në “vendin e pazarit” shkuar mbështetësit e Partisë Demokratike, të ndjekur menjëherë nga Policia e Shtetit. Mes “bluve” edhe numri dy i policisë së Elbasanit, Albert Nushi. Pikërisht në momentin që Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka nisur përplasja me armë zjarri. I pari që ka nxjerrë armën ishte i ndjeri Xhuvani, duke qëlluar i pari.
Kundërpërgjigjia i erdhi nga ish-oficerit të RENEA-s, Arbër Papleka, pjesë e shtabit elektoral të PD në Elbasan. Ky i fundit është vetëdorëzuar dhe ka raportuar se kishte qëlluar për vetëmbrojtje, megjithatë dinamika e plotë ende mbetet për t’u verifikuar nga grupi hetimor. Deri më tani raportohet se efektivja Sota është qëlluar në këmbë, ndërsa Bodinaku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën për shkak të plumbave që ka marrë nga përplasja e ndodhur.
ELBASAN– Pavlo Vuksani një nga katër persona që mbetën të plagosur mesditën e sotme në Elbasan ka qenë punonjës i policisë kriminale. Dosja.al ka mësuar se më 1...
ELBASAN– Policia e Elbasanit ka publikuar njoftimin zyrtar, kur kanë kaluar më shumë se tre orë nga Masakra e Elbasanit, ku u vra Pjerin Xhuvani. Në njoft...
ELBASAN– Emiljano Prenga është personi i katërt që mbeti i plagosur në Masakrën e Elbasanit. Mësohet se Prenga ka marrë një plumb dhe ndodhet në spital, j...
ELBASAN– Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me masakrën e ndodhur mesditë ne sotme në Elbasan. Në një prononcim për News 24, Lala shprehet se vik...
ELBASAN– Disa persona janë shoqëruar në komisariatin e Policisë së Elbasanit, pasi akuzohen se kanë qenë dëshmitarë të krimit të rëndë që tronditi Elbasan...
ELBASAN- Arbër Papleka, autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit pas dorëzimit në Polici ka rrëfyer se ka qëlluar për vetëmbrojtje. Burime për Dosja.al bëjnë me dije...
TIRANE– Arbër Papleka, 34 vjeç nga Tropoja është larguar prej 2 vitesh nga forcat policore RENEA dhe tashmë është arrestuar është pjesë e shtabit të Part...
ELBASAN– Gazment Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike nuk është shoqëruar në komisariatin e Policisë së Elbasanit. Mësohet se fillimisht është...
ELBASAN– Në Elbasan kanë mbërritur forcat RENEA, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj. Ata ndodhen në vendin ku u ekzekutua Pjerin Xhaferri, 54-vjeçari i cili u që...