Aktualitet

Qëlloi me armë në vendin ku ndodhi masakra e Elbasanit, shpallet në kërkim Kel Çami, i rrezikshmi që u denoncua më herë

21 Prill 2021, 15:30 Nga DOSJA
Qëlloi me armë në vendin ku ndodhi masakra e Elbasanit, shpallet

ELBASAN– Kelmend Ymer Xhaferri është shpallur në kërkim nga policia pas masakrës së ndodhur në qytetin e Elbasanit ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Mësohet se Xhaferri i njohur si Kel Çami, është denoncuar më herët nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi si i përshirë në geupin e mbështetësve të Partisë Socialiste që solli përplasje ditën e Verës në Elbasan.

Xhaferri ka qëlluar me armë në ngjarjen e ndodhur në Elbasan, por ende nuk dihet nëse si pasojë e të shtënave prej tij, ka ardhur vdekja e Xhuvani dhe plagosja e katër të tjerëve. Kelmend Ymer Xhaferri (pseudonimi Kel Çami) ka qënë më parë i dënuar për disa vepra penale dhe i përfshirë në incidentin kundër punonjësve të policisë në Elbasan tek tregu ushqimor, duke thyer me forcë postobllokun e policisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, ku shkaku kryesor dyshohet se është shitblerja e votës. Një viktimë dhe 4 të plagosur është bilanci i një përplasjeje e cila rezultoi fatale.

Pjerin Xhuvani, një emër i njohur i botës së krimit në Elbasan, me një organizim të hershëm politik në LSI e së fundmi në PS u vra në rrethana të panjohura, ndërsa autori mendohet se është një nga anëtarët e shtabit të PD, Arbër Papleka, ish-oficer i RENEA. Ai është arrestuar tashmë nga policia dhe ka thënë se e gjitha ka qenë për vetëmbrojtje.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet kelmend xhaferri kelmend xhaferri

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Prill 2021, 15:07

FIER- Spitali “Memorial” i Fierit ka hapur dyert ditën e sotme. Në cerenominë e inagurimit të siptalit, mori pjesë Minisrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ...