Aktualitet

Masakra në Elbasan, policia nxjerr njoftimin zyrtar: Janë plagosur 4 persona, autori është Paplekaj

21 Prill 2021, 14:26 Nga DOSJA
Masakra në Elbasan, policia nxjerr njoftimin zyrtar: Janë plagosur 4

ELBASAN– Policia e Elbasanit ka publikuar njoftimin zyrtar, kur kanë kaluar më shumë se tre orë nga Masakra e Elbasanit, ku u vra Pjerin Xhuvani. Në njoftimin zyrtar thuhet se kanë mbetur të plagosur katër persona, Emiljano Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe efektivja Xhensila Sota. ndërsa në pranga si autor për krimin e rëndë është vënë Arbër Pepkola, ish-efektiv i forcave RENEA. 

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 21.04.2021, rreth orës 14:00, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, gjatë një konflikti është vrarë me armë zjarri shtetasi P. XH., si dhe janë plagosur shtetasit E. P., P. V. dhe E. B. Gjithashtu, në përpjekje për të parandaluar krimin është plagosur edhe punonjësja e Policisë e forcës së posacme “Shqiponjat”, XH. S. Menjëherë në ndihmë të patrullës kanë shkuar shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjtiha akset rrugore në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit.

Gjithashtu, menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga specialistë të hetimit të krimeve kundër personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, të Drejtorisë sē Krimeve Kundēr Personit e Pasurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan po vijon intensivisht puna për fiksimin dhe administrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes dhe dokumentimit të ngjarjes. Ndërkohë janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë Elbasan dhe Tiranë, disa persona të dyshuar se kanë dijeni apo lidhje me ngjarjen, si dhe është bërë e mundur vënia në pranga e autorit të vrasjes, shtetasi A. P., ish punonjës police. Vijon puna për kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, ku shkaku kryesor dyshohet se është shitblerja e votës. Një viktimë dhe 4 të plagosur është bilanci i një përplasjeje e cila rezultoi fatale. Pjerin Xhuvani, një emër i njohur i botës së krimit në Elbasan, me një organizim të hershëm politik në LSI e së fundmi në PS u vra në rrethana të panjohura, ndërsa autori mendohet se është një nga anëtarët e shtabit të PD, Arbër Papleka, ish-oficer i RENEA. Ai është arrestuar tashmë nga policia dhe ka thënë se e gjitha ka qenë për vetëmbrojtje.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arbër pepkola eltjon bodinaku emiljano prenga pavlo vuksani vritet pjerin xhuvani xhensila sota arbër pepkola eltjon bodinaku emiljano prenga pavlo vuksani vritet pjerin xhuvani xhensila sota

Sondazh

Poll