Aktualitet

Masakra në Elbasan, shoqërohen në polici eksponentë të Partisë Demokratike e Socialiste

21 Prill 2021, 13:48 Nga DOSJA
Masakra në Elbasan, shoqërohen në polici eksponentë të

ELBASAN– Disa persona janë shoqëruar në komisariatin e Policisë së Elbasanit, pasi akuzohen se kanë qenë dëshmitarë të krimit të rëndë që tronditi Elbasanin mesditën e sotme.

Mësohet se personat në fjalë janë eksponentë të Partisë Demokratike e Socialiste. Ata do të merren në pyetje në lidhje për ngjarjen e rëndë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, ku shkaku kryesor dyshohet se është shitblerja e votës. Një viktimë dhe 4 të plagosur është bilanci i një përplasjeje e cila rezultoi fatale. Pjerin Xhuvani, një emër i njohur i botës së krimit në Elbasan, me një organizim të hershëm politik në LSI e së fundmi në PS u vra në rrethana të panjohura, ndërsa autori mendohet se është një nga anëtarët e shtabit të PD, Arbër Papleka, ish-oficer i RENEA. Ai është arrestuar tashmë nga policia dhe ka thënë se e gjitha ka qenë për vetëmbrojtje.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan vritet pjerin xhuvani elbasan vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll