Aktualitet

Masakra në Elbasan, Klodiana Lala jep detaje: PD-ja dha alarmin se Xhuvani po shpërndante lekë për vota, pati shkëmbim zjar

21 Prill 2021, 13:56 Nga DOSJA
Masakra në Elbasan, Klodiana Lala jep detaje: PD-ja dha alarmin se Xhuvani

ELBASAN– Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me masakrën e ndodhur mesditë ne sotme në Elbasan. Në një prononcim për News 24, Lala shprehet se viktima, Pjerin Xhuvani po udhëtonte në një mjet pa targa dhe se po shpërndante zarfe me para për qytetarët në këmbim të votës më 25 prill.

Ka qenë Partia Demokratike ajo që sipas gazetares Klodiana Lala ka ngritur fillimisht pretendimet se po vidhej vota, dhe ka lajmëruar policinë. Më pas, sipas Lalës, ka pasur një shkëmbim zjarri mes dy palëve dhe për pasojë mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani e tre të tjerë u plagosën.

“Në ngjarjen e rëndë mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani si dhe u plagos dhëndri i tij, një efektive policie dhe dy persona të tjerë. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘5 Maj’. Ka dyshime që viktima, po udhëtonte me një mjet pa targa, dhe se po shpërndante zarfe me para për qytetarët, në këmbim të votës më 25 prill. Ka qenë PD-ja, ajo që ka ngritur pretendimet në fjalë, ndërsa ka njoftuar policinë se një automjet pa targa po shpërndante para tek qytetarët, duke blerë votën. Ka pasur një shkëmbim zjarri mes dy grupeve, ndërsa ende nuk dihet se çfarë ka brenda makinës së viktimës,”- tha Lala.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, ku shkaku kryesor dyshohet se është shitblerja e votës. Një viktimë dhe 4 të plagosur është bilanci i një përplasjeje e cila rezultoi fatale. Pjerin Xhuvani, një emër i njohur i botës së krimit në Elbasan, me një organizim të hershëm politik në LSI e së fundmi në PS u vra në rrethana të panjohura, ndërsa autori mendohet se është një nga anëtarët e shtabit të PD, Arbër Papleka, ish-oficer i RENEA. Ai është arrestuar tashmë nga policia dhe ka thënë se e gjitha ka qenë për vetëmbrojtje.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala vritet pjerin xhuvani klodiana lala vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll