Aktualitet

Masakra në Elbasan/ Shoqërohet në komisariat Gazment Bardhi? Sekretari i Përgjithshëm i PD-së ndodhet në zyrë

21 Prill 2021, 13:24 Nga DOSJA
Masakra në Elbasan/ Shoqërohet në komisariat Gazment Bardhi?

ELBASAN– Gazment Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike nuk është shoqëruar në komisariatin e Policisë së Elbasanit. Mësohet se fillimisht është raportuar se Bardhi u shoqërua pak minuta pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit, ngjarje që tronditi Elbasanin mesditën e sotme.

Por, Dosja.al ka mësuar se kjo gjë nuk është e vërtetë, pasi Bardhi ndodhet në zyrën e tij. Nga ana tjetër mësohet se të plagosur kanë mbetur edhe katër persona të tjerë, mes tyre dhe dhëndrri i vitkimës.

E plagosur është edhe efektivja e forca Shqiponja, Xhensila Sota, si dhe Klemend Xhaferri, një emër i njohur gjithashtu për policinë e Shtetit, pasi bashkë me Xhuvanin rezulton të jetë i përfshirë në sherrin e ndodhur më 14 Mars në Elbasan, në Ditën e Verës.

LAJM KRYESOR: Masakër në Elbasan/ Vritet Pjerin Xhuvani, dyshohet se lëvizte me një makinë me para dhe karta identiteti, autori, një ish-oficer i RENEA-s, 4 të plagosur, mes tyre edhe një police (NGJARJA-EMRAT)

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet vritet pjerin xhuvani vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll