VIDEO/ Kush është Pjerin Xhuvani, eksponenti i krimit që u bë pjesë e sherrit të ditës së Verës në Elbasan ku u përpl
21 Prill 2021, 12:34Nga DOSJA
ELBASAN- Një vrasje ka tronditur mesditën e sotme Elbasanin, ndërsa ende shkaqet janë të paqarta. Burime për Dosja.albëjnë me dije se është ekzekutuar Pjerin Xhuvani, një emër i njohur në qytetin e Elbasanit dhe në të gjithë Shqipërinë. Ai ishte duke lëvizur në zonën e lagjes “5 Maji”, kur është qëlluar me breshëri dhe ka ngelur i vdekur në vend.
Por kush është Xhuvani?
Dosja.al verifikoi dhe zbuloi se Pjerin Xhuvani është i njëjti person i cili u përfshi në sherrin mes mbvështetsve të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste në Elbasan ditën e verës. Xhuvani ka qenë disa vite më parë drejtues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa tashmë në vitet e fundit ishte angazhuar pranë Partisë Socialiste.
Xhuvani ka qenë ish- drejtor në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, dhe është prangosur 6 vite më parë pasi akuzohej se i shkaktoi dëm rreth 56 milionë lekë të reja shtetit.
Më 14 mars ai ishte pjesë e turmës që goditi mbështetësit e PD të cilët thërritën Rama ik gjatë parakalimit të kryeministrit Edi Rama.
(F.g/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
ELBASAN– Detaje të tjera janë mësuar nga ngjarja e ndodhur në lagjen “5 maji” në qytetin e Elbasanit. Dyshohet se i plagosur ka mbetur një efektiv i forcave “Sh...
ELBASAN– Pjerin Xhuvani është vrarë mesditën e sotme në Elbasan. Xhuvani është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Nga burimet bëhet e ditu...
ELBASAN– Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, i njohur si mbështetës i Partisë Socialiste dhe ish-drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është ekze...
ELBASAN– Një mjet i cili dyshohet se shpërndante para është ndaluar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se mjeti i shpërndante paratë në lagjen ‘5 Maj...
BERAT– Dy persona të shpallur në kërkim kanë rënë në prangat e policisë së Beratit ditën e sotme, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.Polica bë...
TIRANË- Taulant Mekollari i cili tentoi disa ditë më parë që të përplaste çiftin me makinë, është lënë në burg.Ky është vendimi që është dhënë ditën...