Arrestimi i dy militantëve të LSI në Vlorë, Luan Rama: Manipulim mediatik! Turku braktisi sektin e Rilindjes, është mjek d
21 Prill 2021, 12:05Nga DOSJA
TIRANË– Luan Rama ka reaguar në lidhje me arrestimin e dy militantëve të LSI-së në Vlorë. Ai ka ndarë foto me turkun Abdulgafur Balikç i cili u kap me një tjetër person, me bllok në duar duke shitur vota për zgjedhjet e 25 prillit. Luan Rama shkruan se shtetasi është mjek dhe punon me ndershmëri.
POSTIMI:
25 prilli – dita e madhe e fitores: PROKURORIA TË ZBARDHË TË VËRTETËN DHE TË ZBATOJË LIGJIN Asnjë makinacion, asnjë përpjekje për të provokuar apo për të shantazhuar anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e LSI-së, nuk mund t’i shpëtojë banditët e rilindjes nga humbja e 25 prillit.
Manipulimi mediatik i një lajmi të shitur qëllimisht nga segmente kriminale brenda strukturave të Policisë së Shtetit në Vlorë për shitje e blerje votuesish në emër të LSI-së nga ana e qytetarit Abdulgafur Balikçi, është vetëm përpjekja e rradhës që synon të trembë e frikësojë votuesit. Abdulgafur Balikçi apo Gafuri siç e njohin në Vlorë është shtetas shqiptar, është qytetar shqiptar me origjinë turke që jeton dhe punon ndershmërisht me profesionin e tij si mjek stomatolog, i angazhuar me shumë pasion në rradhët e LSI-së pasi braktisi sektin e rilindjes, e mu për këtë arsye është vënë në qendër të këtij skenari përbaltjeje dhe manipulimi.
Organet e zbatimit të ligjit të kryejnë detyrën me korrekstësi. Duke qenë besimplotë se prokuroria do ta zbardhë të vërtetën, besoj se do të marrë në përgjegjësi penale edhe oficerët e policisë që kanë ushqyer portalet me lajme të rreme e politikisht të paragjykuara, duke dëshmuar se militantët e rilindjes në rradhët e policisë së shtetit janë një segment kriminal i saj. Nëse mjeku Abdulgafur Balikçi apo çdo qytetar tjetër është i implikuar në shkelje të ligjit, le të ndëshkohet sipas ligjit, por këtë nuk mund t’a bëjë policia duke shitur lajme të pa konfirmuara nga organi i akuzës dhe të pa vlerësuara nga gjykata.
(A.B)/Dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
BERAT– Dy persona të shpallur në kërkim kanë rënë në prangat e policisë së Beratit ditën e sotme, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.Polica bë...
TIRANË- Taulant Mekollari i cili tentoi disa ditë më parë që të përplaste çiftin me makinë, është lënë në burg.Ky është vendimi që është dhënë ditën...
TIRANË– Nga zgjedhjet e 25 prillit na ndajnë vetëm 4 ditë. Ndërkohë ka nisur puna për të ruajtur institucionet më kryesore në vend.Dosja.al mëson se për sh...
TIRANË– CRCA/ECPAT Shqipëri do të përballet më 29 Prill 2021 në një gjyq me Bashkinë e Tiranës. Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve i është dre...
TIRANË– Vazhdon “maratona” për gjyqin e grupit të Shullazit. Në seancë është kërkuar dorëheqja e gjyqtares Miliana Muça, por Gjykata ka rrëzuar kërk...
TIRANË – Ngjarja e së hënës në xhaminë “Dine Hoxha”, në Rrugën e Kavajës, në Tiranë, duket se ishte rezultat i konflikteve të mëparshme që autori Rud...
TIRANË– Emiliano Shullazi kërkon lirinë dhe për ta mundësuar këtë, ai ka punësuar për mbrojtjen e tij edhe një avokate amerikane. Bëhet fjalë për Lambrini ...