Aktualitet

Parandalimi i vrasjes në Tiranë/ Tentoi të përplasë çiftin me makinë në Yzberisht, Gjykata lë në burg Taulant Mekollar

21 Prill 2021, 10:15 Nga DOSJA
Parandalimi i vrasjes në Tiranë/ Tentoi të përplasë

TIRANË- Taulant Mekollari i cili tentoi disa ditë më parë që të përplaste çiftin me makinë, është lënë në burg.

Ky është vendimi që është dhënë ditën e sotme nga Gjykata e Tiranës. Pas një konflikti të çastit me çiftin, Mekollari tentoi që ti përplaste me makinë. Skena nga konflikti u filmua nga qytetarët të cilët ishin në rrugë në ato momente.

Ishte një efektiv i policisë i cili ishte i veshur civil, që ndërhyri duke bërë të mundur arrestimin e Mekollarit. Mirëpo, dhe pas thirrjes ‘Ndalo’, Mekollari nuk bindej.

Më pas u desh ndërhyrja e efektivëve të tjerë të policisë që bënë të mundur prangosjen e tij dhe parandalimin e një vrasje të mundshme.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet parandalohet vrasja ne tirane taulant mekollari parandalohet vrasja ne tirane taulant mekollari

Sondazh

Poll