Aktualitet

MEGAOPERACIONI i Europol/ 151 të arrestuar për krime ndaj pronës dhe pasurisë, aksion edhe në Shqipëri

21 Prill 2021, 12:10 Nga DOSJA
MEGAOPERACIONI i Europol/ 151 të arrestuar për krime ndaj pronës

SHQIPËRI– Një operacion masiv i Europol kundër grupeve kriminale ka çuar në pranga 151 persona. Operacioni  “Trivium XIV” është zhvilluar në 17 vende, përgjatë 13 dhe 16 prillit, përfshirë: Italisë, Austrisë, Belgjikës, Qipros, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Greqisë, Lituanisë, Maltës, Hollandës, Polonisë, Portugalisë, Rumanisë, Spanjës, Suedisë dhe Shqipërisë.

Operacioni u koordinua nga Policia holandeze dhe u mbështet nga Europol, një nga objektivat ishte identifikimi i të burgosurve të kërkuar për krime pronësie. Gjatë operacionit, autoritetet gjermane verifikuan që një person fshihej pas disa vjedhje të pajisjeve GPS nga makineritë bujqësore. Ndërsa kontrollonin automjetin e tij, agjentët zbuluan 30 GPS; rreth 100 kg bizhuteri ari, argjendi dhe fildishi; 50 smartphone dhe 20 laptopë.

Operacioni “Trivium” ka filluar në 2013 dhe përqendrohet në një qasje të bashkëpunimit ndërkombëtar për të luftuar krimin. Aktiviteti ka për qëllim goditjen e rrjeteve kriminale që përdorin infrastrukturën rrugore të BE për të kryer krime të ndryshme ndërkufitare përmes kontrolleve policore.

Marrë dhe përshtatur nga europol.europa.eu

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni   “trivium xiv” operacioni   “trivium xiv”

Sondazh

Poll