Aktualitet

Tentoi të kalonte emigrantë të paligjshëm drejt BE-së kundrejt 1 mijë eurove, arrestohet 38-vjeçari në Korçë

21 Prill 2021, 10:38 Nga DOSJA
Tentoi të kalonte emigrantë të paligjshëm drejt BE-së

KORÇË-Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë, pasi u kap duke tentuar të trafikonte emigrant të paligjshëm drejt vendeve të BE-së.

Policia njofton se 38-vjeçarri i kishte premtuar emigrantëve kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt 1 mijë eurove. Ai u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen” 3 emigrantë të paligjshëm

Njoftimi nga policia:

Qarku Korçë; Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt shpërblimit.

U kap duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në  bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Korçë dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. M., 38 vjeç, banues në Korçë.

Shtetasi i mësipërm, u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen” 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1000 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet emigrante te paligjshem perimetri emigrante te paligjshem perimetri

Sondazh

Poll