Politike

Basha në Bilisht! Qytetarët e presin me brohoritje, mbizotëron ngjyra blu: 4 ditë na ndajnë nga fitorja më e madhe në his

21 Prill 2021, 10:29 Nga DOSJA
Basha në Bilisht! Qytetarët e presin me brohoritje, mbizotëron

BILISHT– Pas Korçës, kryedemokrati Lulzim Basha është zhvendosur në Bilisht. Aty ai është pritur nga qindra mbështetës të partisë blu të cilët kanë mbushur sheshin me flamuj të PD-së.

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se të gjitha vuajtjet e shqiptarëev në këto 8 vite kanë ardhur prej Edi Ramës. Kreu i opozitës tha se vota për numrin 9 do të thotë 100 milion euro subvencione direkte çdo vit për fermerët Devollit dhe të gjithë Shqipërisë.

Sipas Bashës,  Devolli si gjithë Shqipëria, do të dalë masivisht në zgjedhjet e 25 prillit për të votuar numrin 9.


Fjala e Lulzim Bashës: 

Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, njerëz fisnik e punëtor! Është kënaqësi e jashtëzakonshme ta shoh këtë shesh të mbushur tej e përtej me gëzimin e fitores së jashtëzakonshme që na pret. Sot jemi së bashku pas 8 vitesh të vështira, plot me sfida, dhimbje dhe vuajtje të shkaktuara nga një njeri i cili për 8 vite me radhë nuk mbajti asnjë premtim të vetëm, por përkundrazi i varfëroi shqiptarët, e shkatërroi bujqësinë shqiptarë, e varrosi sipërmarrjen shqiptare dhe largoi gjysmë milion të rinj dhe të reja nga vendi ynë për shkak të varfërisë dhe pamundësisë. A mund të lihet një vend i bekuar si Devolli në këtë gjendje, sikur s’ka qeveri, pa mbështetje? A mundet që për 8 vite me radhë të rrisësh çmimin e naftës, të rrisësh çmimin e energjisë mos të sjellësh asnjë subvencion, të rrisësh kontributet shoqërore për fermerët e varfër, të shkatërrosh shëndetësinë, të shtosh gjobat dhe pastaj të gjesh guximin e të kthehesh e të kërkosh edhe 4 vjet të tjera? Ku e gjen guximin pasi s’ke bërë asgjë këto 8 vite dhe pasi e ke bërë jetën ferr fermerëve të Devollit dhe banorëve të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë të trokasësh përsëri në derë e të kërkosh edhe 4 vjet të tjera. Cila është përgjigja e Devollit? E tillë do të jetë më 25 prill. 4 ditë na ndajnë nga fitorja më e thellë në historinë e shqiptarëve te bashkuar, ndaj le të jemi të gjithë bashkë, të gjithë bashkëvëllezër e motra, pa u munduar askush fermere e fermerë që e dini që me qeverinë e re në 25 prill edhe ju si fermer, si vëllezërit dhe motrat shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë do të keni subvencione, subvencione për njësi prodhimi pa burokraci, pa abuzim, pa ndërmjetësim. Dhe djersa juaj që vadit ditë për ditë tokën pjellore të Devollit, do të kthehet në mirëqenie, në bekim dhe pasuri për Devollin, për familjet tuaja. Dhe po kështu, investimet në infrastrukturë, do të bëjmë të mundur që kjo zonë e njohur dhe për të cilën jemi krenarë për prodhimet e saj, jo vetëm të dominojë tregjet tona por të eksportojë. Fermerët e Devollit do të jenë përsëri njerëz krenarë, kokëlartë, me mirëqenie në pasuri dhe me mundësi për t’i mbajtur këtu për të trashëguar artin dhe punën në bujqësi, në blegtori dhe në çdo synim dhe ambicie të fëmijëve tuaj sepse asnjëri prej tyre që dëshiron të ndjekë shkollën e lartë, nuk do të privohet për shkak të pamundësive ekonomike. Zonja dhe zotërinj, ju e dini bashkë kemi qenë këto tetë vite vuajtjesh, tani është në dorën tuaj, vetëm në dorën tuaj dhe unë e di se vendimin ju e keni marrë, unë e di se Devolli si e gjithë Shqipëria ditën e diel del masivisht në kutitë e votimit dhe voton numrin 9. Numrin 9. Numrin 9 për të ardhme e fëmijëve tuaj. 9 për fermerët e Devollit! 9 për Shqipërinë Europiane! 9 për fitore! 9 për ndryshimin! Zoti e bekoftë Devollin! Zoti e bekoftë Shqipërinë! Fitore!

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha ne bilisht lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 basha ne bilisht lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 21 Prill 2021, 10:28

TIRANË– Kandidati për deputet në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tvo, ka denoncuar një shkelje sipas tij, ku qytetarët që vijnë nga Greq...