Politike

Meta i kërkon “nderin” Keidi Mehmetajt: Telefono Ruçin, ai ka eksperiencë, kur të nisem për në Vlorë do ndaloj t’ju

21 Prill 2021, 10:06 Nga DOSJA
Meta i kërkon “nderin” Keidi Mehmetajt: Telefono Ruçin,

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar incidentin sot në Fier, ku Policia ka hequr banderolat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Meta i ka kërkuar kandidates për deputete të LSI-së, Keidi Mehmetajt që të komunikojë me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi që të zgjidhin konfliktin e krijuar.


Ftoj kandidatën e LSI të mos bien pre e këtij provokimi të bandës rilindase. Të thellohen pak. Ky është incidenti i turpshëm dhe banal. Është provokim Keidi që ju të prishni mitingun e Rilindjes. Duhet ta kuptosh qartë. Nuk është kjo beteja juaj për të mbrojtur banderolat e LSI-së. Prandaj komuniko me zotin Ruçi në rast se banderolat shqetësojnë Rilindjen, hiqni dhe vendosini pas mitingut. Se nuk është problemi më i madh që ka Fieri. I di shumë mirë historitë e kryebashkiakut. Do t’ju përkrah se jeni figura të reja. Në Vlorë do shkoj pas nja 2 orës, do ndaloj në Fier. I thuaj zotit Ruçi,na ka thënë presidenti që t’i japi dhe ca postera të kryerilindasit që t’ja vë dhe të kënaqet ai. Dhe të shtohet edhe më tej urrejtja. Kërkon të prishi zgjedhjet, ky është problemi Keidi. Jo banderolat,”-tha Meta.

Lajmi kryesor: Situatë e nxehtë 4 ditë para zgjedhjeve! Meta flet për manipulime: Ka rrezik për deformim në njësinë 10, kandidatët e PS duan të kapin komisionerët, provat do ti nxjerrim në orët në vijim (DENONCIMET)

(k.m;f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike llir meta zgjedhjet 25 prill 2021 llir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 21 Prill 2021, 09:32

TIRANE- Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi ka qenë nën vëzhgimin e patronazhistëve të Partisë Socialiste. Sipas regjistrit elektr...