Politike

21 Prill 2021, 10:28 Nga DOSJA

TIRANË– Kandidati për deputet në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tvo, ka denoncuar një shkelje sipas tij, ku qytetarët që vijnë nga Greqia duhet të firmosin një document të paligjshëm.

Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, Tavo shkruan se formulari është i paligjshëm pasi nuk ka asnjë vendim të marrë nga Ministria e Shëndetësisë, të botuar në Fletoren Zyrtare. Sipas tij, karantimi dy-javor për ata që vijnë nga Greqia nuk është një vendim, por një propozim nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Më tej, ai shprehet se askush nuk mundet t’i ndalojë ata të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Postimi i Vangjel Tavos:

SKANDAL/ Akt i paligjshëm nga Policia Kufitare në Kakavijë.

Shtetasve shqiptarë të cilët hyjnë nga Greqia u kërkohet të plotësohet ky dokument i paligjshëm mbi karantinimin që është pjesërisht vetëdeklarim e njëkohësisht pyetësor.

Ky formular është i paligjshëm pasi nuk ka asnjë vendim të marrë nga Ministria e Shëndetësisë të botuar në Fletoren Zyrtare.

Shumë shtetas e kanë plotësuar këtë dokument i cili është i paligjshëm pasi ende deri në këto momente nuk ka vendim dhe nuk ka publikim në Fletoren Zyrtare, por thjesht një rekomandim nga Komiteti Teksin i Eskpertëve i cili ligjërisht nuk është funksional.

Duke mos patur asnjë akt në fuqi shtetasit shqiptarë kanë të drejtë të shprehen kështu: Kontrollova Fletoret Zyrtare. Nuk rezulton një akt në fuqi që detyron karantinimin tim.

Po edhe nëse më vonë botohet një akt i paligjshëm, askush nuk pengon dot hyrjen në atdhe, askush nuk ju pengon dot të votoni.

Ejani shtetas shqiptarë e votoni se askush e asgjë nuk do ju pengojë.

Rilindas në ikje – Mjaft me këto lojra të ulëta dhe paligjshmëri.

Po shkelni ligjin, të drejtat e njeriut, të drejtën kushtetuese të votës, dhe po diskriminoni emigrantët në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut.

Asnjë forcë nuk do i pengojë shtetasit shqiptarë të votojnë.

Ndaj edhe humbja juaj do jetë më e madhja në 30 vitet e fundit.

Më 25 prill “Rilindja” skadon ashtu si salca e kosit e atij që e hartoi këtë akt të paligjshëm dhe diskriminues.

Dy ditë më parë, gjatë mbledhjes së Komitetit të Ekspertëve, zv/Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli njoftoi se për shkak të rritjes së rasteve të Greqi dhe në Maqedoninë e Veriut do të vendoset karantina 2 javore për të gjithë emigrantët që vijnë në Shqipëri, duke iu hequr atyre mundësinë e votës.

(kle.mu./Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll