Politike

“Bëni gati kosoret”/ Meta thirrje banorëve të Libofshës: Kush prek votën s’ka më vend në administratë, Rama vdes p

21 Prill 2021, 10:13 Nga DOSJA
“Bëni gati kosoret”/ Meta thirrje banorëve të

TIRANE- Presidenti i Republikës Ilir Meta, komentoi incidentin që ndodhi paraditen e sotme në Fier ku mbështetësit e LSI u përplasën me punonjësit e policisë bashkiake. Meta tha se banorët e Libofshës duhet të mprehin kosoret për t’i përdorur më datë 25 ndaj kujtdo që prek votën.


“Kjo është çështja Kejdi. Iu bëj thirrje banorëve të Libofshës, të mprehin kosoret, për datën 25. Duan të prishin zgjedhjet. Dua të bëj thirrje kryerilindasit, pas ulërimave të mia, mirë bëre që i arrestove pasi i mbajte 24 orë me të ngrëna e të pira. I dërgove ti dhe shtabi yt kriminal këta tri horra, 2 prej të tyre punojnë në bashki. Ti vdes për narkotrafikantë. Ky këtu është Alket beu, kunati, (nxjerr foton e publikuar nga PD). Ky është shtabi i dhunës elektorale dhe provokimit të opozitës në Kavajë, unë s’kam lidhje me asnjë nga këta. Këta i nxit Edi Rama. Këta nuk kanë vajtur për motive të dobëta. Bëri mirë policia që i arrestoi, se di nëse janë hequr nga detyra këta vagabondë.  Kush përfshihet në krim zgjedhor, ta dijë s’do të ketë më vend në administratën publike pas 25 prillit. Çdokush nuk do të ketë më vend në administratën qendrore dhe vendore. Ta kenë të qartë të gjithë.”-tha Meta. 

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta incidenti i lsi ne fier zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta incidenti i lsi ne fier zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 21 Prill 2021, 09:32

TIRANE- Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi ka qenë nën vëzhgimin e patronazhistëve të Partisë Socialiste. Sipas regjistrit elektr...