Aktualitet

Agim Doçi: Mimi Kodheli më nxorri pak me vonesë në pension! Ditën e dielë do të shkoj te kutia e votimit, do bëj bilanci

21 Prill 2021, 06:00 Nga DOSJA
Agim Doçi: Mimi Kodheli më nxorri pak me vonesë në

TIRANË– Mbrëmjen e djeshme, ishte i ftuar në A-Show me gazetarin Adi Krasta, tekstshkruesi i njohur i këngëve shqiptare, Agim Doçi. Midis shumë temave ai nuk la pa përmendur edhe trajtimin që u bëhet artistëve në Shqipëri pasi dalin në pension.

Ai tha se Mimi Kodheli e ka nxjerr me vonesë në pension dhe kur e bëri i dhanë 2 rroga. Ndërkohë, Doçi bëri të ditur se në ditën e zgjedhjeve do të jetë i pranishëm në vendin ku do të kryhet votimi, mirëpo do të bëjë bilancin për të parë se me kë është dhe me kë nuk është.

‘Mimi Kodheli më nxorri pak me vonesë në pension, i tha financës jepi 2 rroga, unë dorëzova detyrën.Rama e prishi 5 qershorin. E njoh mirë që në moshën 11-vjeçare. Ai duhet t’i thërrasë mendjes. Ramës s’po ja shan askush personalitetet e kandidatëve. Dëshira e Ramës që ne të rrijmë në ‘hava’. Shqipëria duhet të qëndrojë me këmbë në tokë. Artistët, më të papaguarit. Rruga e Arbrit nuk është ndërtuar Ra tërmeti, u tundën të gjitha, Teatri Kombëtar jo. I shkrinë të gjitha pasuritë. Ne jemi emocionuar kur aktronte Reshat Arbana, Violeta Manushi, Kadri Roshi, Naim Frashëri, Kujtim Spahivogli. Unë nuk mund të votoj për një qeveri e cila e ka humbur ndeshjen me autogola dhe gënjeshtrat që thotë. Ditën e diel do të shkojnë në kutitë e votimit, duke bërë bilanc. Nëse nuk e di me kë jam, e di me kë s’jam. E kam deklaruar që mua nuk më ka mundur censura.Duhet urgjentisht të hiqet emri ‘Kosovo’, nga serbo-kroatishtja që do të thotë ‘kush është kjo’. Ajo e ka Dardani. ‘- tha ai.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet agim doci agim doci

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Prill 2021, 21:03

TIRANË– Ndriçim Jonuzi (Tahiri), autori i plagosjes së Bledar Okshtunit në Kavajë, është një votues i Partisë Socialiste. Dosja.al, bazuar në të dhë...

Aktualitet 20 Prill 2021, 20:47

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka kujtuar veprat e dëshmorit të atdheut Arjan Sala dhe policit Shkelzen Tafa, të cilët kanë shpëtuar jetë. Një një shkrim në ...