Politike

“Bëhu e dashura ime se do jesh drejtoreshë”/ Skandali i nënkryetarit të partisë, reagon FRD: Është vullnetar, na rreg

21 Prill 2021, 05:50 Nga DOSJA
“Bëhu e dashura ime se do jesh drejtoreshë”/ Skandali i

TIRANË– ‘Fryma e Re Demokratike’ ka reaguar për skandalin e publikuar, mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ ‘Stop’, ku shfaqej nënkryetari i saj Ilir Hodaj i cili ngacmonte seksualisht një të re duke i premtuar një vend pune.

FRD thotë se Hodaj është teknik i gjeneratorit e se nuk ka asnjë kontribut dhe përfshire të mëparshme në strukturat e partisë. Në reagim shkruhet se Hodaj është vullnetar dhe është vetëofruar që të rregullojë gjeneratorin pasi nuk kanë drita.

REAGIMI:

Duke falenderuar emisionin “Stop” bëj me dije se, ky person është vetëofruar si vullnetar pranë zyrave të FRD-së në kohën e fushatës dhe aktualisht kujdeset vetëm për gjeneratorin meqënëse nuk kemi drita. Njerëz të tillë, mund të jenë infiltruar për të prodhuar skema skandalesh që, në rastin konkret, nuk kanë asnjë̈ kontribut dhe përfshirje të mëparshme në strukturat e partisë̈, Fryma e Re Demokratike.

FRD është e hapur për të gjithë̈ mediat dhe opinion publik që të verifikojnë̈ listat e anëtarësisë, dhe aq më tepër të strukturave të FRD të degës Tiranë. Fryma e Re Demokratike është e hapur për çdo hetim të strukturave ligjzbatuese. Fryma e Re Demokratike do të vazhdojë me dinjitet fushatën, pa asnjë̈ kompromis me votën e lirë, në koalicionin Aleanca për Ndryshim, dhe askush nuk mund të cënojë apo të përbaltë këtë betejë të ndershme me elektoratin në mbarë vendin.

Skandali u paralajmërua ditën e djeshme nga emisioni ‘Stop’ e më pas u transmetua në mbrëmje. Në video, Hodaj i premtonte vend pune një qytetareje sapo të vinte në pushtet. Vendin e punës, ai e premtonte në këmbim të votave, ndërkohë që tha se nëse të punësuar nga PS-ja duan të qëndrojnë në punë duhet të paguajnë para.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike frd ilir hodaj frd ilir hodaj

Sondazh

Poll