Komentet e Vuçiç për zgjedhjet në Shqipëri, Rama: Ai vetëm budalla nuk është, mori hak ndaj meje për aeroportin e Kukë
20 Prill 2021, 20:00Nga DOSJA
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thënë se Presdenti serb Aleksandër Vuçiç i bëri komentet e tij për zgjedhjet në Shqipëri, erdhën si një hakmarrje ndaj tij pas inagurimit të aeroportit të Kukësit.
I ftuar në Euronews, Rama është pyetur për komentet që Vuçiç, ka bërë për zgjedhjet në Shqipëri, dhe ka thënë se ai është i mërzitur pak për shkak të hapjes së aeroportit të Kukësit.
Ai gjithashtu ka folur për Mini-Shengenin në Ballkan dhe ka thënë se idenë e parë e ka hedhur Fatos Nano dhe se ai e rifuti atë në axhendë. Për këtë gjë Rama është shprehur se Mini-Shengeni është më shumë për heqjen e kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë, por që ata nuk e kanë kuptuar këtë.
“I ndoqa, po. I ndoqa është shumë i mërzitur me aeroportin e Kukësit, dhe me ekspozimin e luftës çlirimtare. Po pse budalla është ai? Vetëm budalla nuk është. Ai u dha një pilulë atyre për të marrë një hak të vogël ndaj meje për aeroportin e Kukësit dhe atë ekspozitën atje. E kanë bërë shpesh ata që bëjnë nga Beogradi identifikimin e njerëzve që u vënë më përshtat politikës së tyre dhe njerëzit në Kosovë thonë a meqë e shau Vuçiç këtë, ky qenka heroi. E kisha fjalën për traditën operon kjo politikë. Ka kohë që nuk komunikim. Nuk kemi asnjë problem. Mini-Shengenin e kam hedhur unë si ide i pari. Madje të parin fare e ka formuluar Fatos Nano, unë e rifuta në axhendë, nuk e pranoi asnjëri, ai i pari. Sepse mini-shengeni do të thotë heqje kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës, por sa ta marrin vesh ata të Kosovës do të kenë kaluar ca vite”, tha Rama.
(I.A;f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË- Kamera e fshehtë e “Stop” tregoi këtë të martë sesi Ilir Hodaj, nënkryetar i FRD-së për Tiranën, bënte pazar me një qytetare, për vende pune dhe po...
TIRANË– Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, në A-Show me gazetarin, Adi Krasta, duke u ndalur te drejtësia, tha ndër të tjera se me ardhjen në pushtet: ‘Gjë...
TIRANË-Emisioni “Stop” transmetoi këtë të martë rastin e nënkryetarit të FRD-së për Tiranën, Ilir Hodaj, i cili i premtonte vend pune një qytetareje sapo t...
TIRANË– Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, tha në ‘A-Show’ se do të ketë një qasje komplet të kundërt me atë të Ramës në bashkëpunimin me opozitën. D...
Edi Rama: Nuk ka lidhje fare me votat. Ai është një përgjim i vitit 2017 dhe ai diskutim është bërë përpara se të miratohej ligji i ri dhe po të shikoni ç...
BELGJIKË- Media belge EurActiv ka komentuar ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku sekretari i Partisë Demokratike në qytetin e Kavajës, Bleda...
SHKODËR- Presidenti Ilir Meta, ka thënë se në zgjedhje do të dekretoj çdo forcë politike që fiton zgjedhjet në mënyrë të ndershme.I ftuar në “TV1 CH...
TIRANË– Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, e ka cilësuar skandalin e radhës së maxhorancës në ikje, atë të audiopërgjimit ku kreu i Kadastrës, Artan ...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha e ka quajtur vetën si një politikë me fytyre njerëzore.I ftuar në “A Show”, Basha ka thënë beson te normaliteti dhe ka t...