Politike

“Zihemi e shahemi me mesazhe!” Kryemadhi tregon sherret me Metën: Ka qenë bllok në telefonin tim, na pajtoi Basha

20 Prill 2021, 20:21 Nga DOSJA
“Zihemi e shahemi me mesazhe!” Kryemadhi tregon sherret me

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka treguar se është zënë me Presidentin Ilir Meta shumë herë dhe se madje e ka bllokuar në telefon.

E ftuar në “Opinion”, Kryemadhi tha se ai që i ka pajtuar ka qenë kryedemokrati Lulzim Basha. 

Pjesë nga biseda:

Monika Kryemadhi: Meta ka qenë block në telefonin tim, zihemi me mesazhe, shahemi me mesazhe dhe zoti Basha ka qenë ndërmjetësuesi për t’u takuar. Zihemi për çështjet e zgjedhjeve, sepse ajo që unë mendoj është që çështja e procesit zgjedhor kërkon fokusim të gjithë institucioneve. Ajo që është më e rëndësishme , presidenti, Kryeministri, Policia, Prokuroria dhe Gjykata janë institucione dhe duhet të jenë shumë korrekte.

Blendi Fevziu: Rama ka qenë pajtues i gjaqeve?

Kryemadhi: Basha, Basha, ai është në unison me zotin Meta…

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021 monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll