Politike

AKUZA E FORTË! Kryemadhi: Operacionalja më përgjon telefonin, më erdhi një video e s’e shikoja dot, s’kishte burrë në

20 Prill 2021, 20:45 Nga DOSJA
AKUZA E FORTË! Kryemadhi: Operacionalja më përgjon telefonin,

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka denoncuar publikisht punonjësit e Operacionale. E ftuar në “Opinion”, Kryemadhi tha se ata i kanë vënë nën përgjim telefonin.

Ajo u shprej se prej ditësh nuk shikon dot asnjë video, dhe se të gjithë duhet ta dinë që kur nuk e bëjnë dot këtë gjë, po përgjohen.

“Unë kam një problem shumë të madh me telefonin, prej ditësh më përgjojnë telefonin. Nuk shikoj dot asnjë story në Instagram. Ta dinë të gjithë se kur të përgjohet telefoni, konsumimi i internetit është i pamundur dhe…Më dërguan një video para ca ditësh, nuk kishte burrë nëne që ta shkarkonte. Të gjithë punonjësit e Operacionales na kanë vënë në përgjim ne tëe LSI-së. edhe të Ministrisë së Brendshme. Është akuzë e rëndë por është e vërtetë. Ne kemi gjetur dhe përgjuesit sepse janë shumë të trashë, janë pa shkollë dhe i lënë aty,”- tha Kryemadhi.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021 monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll