Politike

Monika Kryemadhi: Meta është i çuditshëm, kur e thërret vajza shkon menjëherë në shtëpi, për shtetin tejkalon çdo kom

20 Prill 2021, 20:39 Nga DOSJA
Monika Kryemadhi: Meta është i çuditshëm, kur e

TIRANË– Monika Kryemadhi ka komentuar sjelljen dhe deklaratat e Presidentit Ilir Meta që tha para pak ditësh se edhe fëmijët e tij është i aftë t’i shuajë për Shqipërinë njësoj si Adem Jashari.

E ftuar në “Opinion”, Kryemadhi tha se Meta është burrë i çuditshëm, është nga ata që sapo e merr e bija në telefon i shkon menjëherë në shtëpi, por për vendin i tejkalon caqet.

Pjesë nga biseda:

Monika Kryemadhi: Do më bësh që të zihem prapë me zotin Meta ti mua

Blendi Fevziu: Po do të ndajnë këta

Pyetje: Ilir Meta tha se fëmijët e tij do të shuhen sit ë Adem Jasharit për vendin

Monika Kryemadhi: Për aq sa e njoh Ilir Metën për marrëdhënien me shtetin, i kalon kompetencat e familjes. Është i çuditshëm, kur e thërret vajza shkon menjëherë në shtëpi, u përgjigjet gruas, fëmijëve, motrës. Është familjar. Por në marrëdhëniet institucionale është një nga ana njerëz që i kapërcen. Unë di që Adem Jashari u rrethua nga forcat serbe dhe luftoi deri në fund

Pyetje: Presidentin kush e ka rrethuar

Monika Kryemadhi: Presidentin e ka rrethuar krimi.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021 monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll