Politike

Ftesa e Ramës për bashkëpunim, Kryemadhi: Bashën dhe Metën e gënjen ai

20 Prill 2021, 20:25 Nga DOSJA
Ftesa e Ramës për bashkëpunim, Kryemadhi: Bashën dhe

TIRANË– Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka folur lidhur me ftesën për bashkëpunim të kryeministrit Edi Rama ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Në emisionin “Opinion”, Kryemadhi tha se Rama mund ta gjej rrugën e bashkëpunimit me Ilir Metën dhe Lulzim Bashën, duke thënë se se ata i ka gënjyer disa herë ata.

Kryetarja e LSI tha se një nga vendimet me të përgjegjshme të LSI ka qenë djegia e mandateve.

“Me Metën dhe Bashën e gjen ai, i ka gënjyer ata disa herë, por Monikën nuk e gënjen dot ai. LSI është një strukturë politike që për hir të së vërtetës ka mbijetuar në një vështirësi të madhe sidomos në 2 vitet pas djegies së mandatave. Unë vijoj dhe ti qëndroj një nga pikave të mia, që ka qenë një nga veprimet më të përgjegjshme që ka bërë LSI. Ka pasur një kosto të jashtëzakonshme politike, ndërkombëtare dhe emocionale brenda vetes tonë.”-tha Kryemadhi.

Marrë nga Opinion.al

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021 monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll