Aktualitet

1000-1500 euro për të marrë shtetësinë shqiptare, operacioni ‘Visa’ shkatërron grupin e falsifikatorëve, arrestohen t

20 Prill 2021, 16:17 Nga DOSJA
1000-1500 euro për të marrë shtetësinë shqiptare,

TIRANË- 3 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, me akuzat se falsifikonin pasaporta shqiptare kundrejt shumave 1000 deri në 1500 euro. Personat e arrestuar janë me iniciale D. Ç. 39 vjeçe, E. A., 32 vjeç dhe A. D., 36 vjeç. Këta tre persona u kanë premtuar disa shtetasve të huaj pajisjen me vizë, leje qendrimi si dhe u kanë premtuar atyre që do të pajiseshin me pasaportë shqiptare kundrejt vlerës monetare 1000 deri në 1500 euro.  

Njoftimi i policisë:

Tiranë. Finalizohet operacioni policor i koduar “Visa”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Visa”, si rezultat i të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: D. Ç., 39 vjeçe, E. A., 32 vjeç dhe A. D., 36 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur u bë pasi shtetasja D. Ç. (e dyshuar si organizatore), nëpërmjet kamuflimit me një aktivitet tjetër tregtar, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë, u ka premtuar disa shtetasve të huaj pajisjen e tyre me dokumentacion si viza, leje qëndrimi dhe përfitimin e shtetësisë shqiptare kundrejt shumave të konsiderueshme që varionin nga 1000 deri 1500 euro. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pasportë që i përket një shtetasi të huaj, një vizë e dyshuar e falsifikuar, dy aparate celular dhe dokumente të ndryshme në funksion të aktivitetit kriminal.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave”, “Falsifikimi i vulave stampave, formularëve ose vizave”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorim detyre”, në ngarkim të 3 shtetasve të lartpërmendur.

(I.A;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 persona operacioni visa arrestohen 3 persona operacioni visa

Sondazh

Poll