Aktualitet

Denoncimi: “Të fortët” e lagjes pushtojnë Ksamilin, si po betonizohet bregdeti jugor (Foto)

16 Maj 2019, 19:44 Nga DOSJA
Denoncimi: “Të fortët” e lagjes pushtojnë Ksamilin,

SARANDË– Një faqe në facebook me emrin “Mbrojtësit e detit” ka denoncuar faktin që bregdeti jugor i Ksamilit po betonizohet.

Në një status në rrjetet scoiale, ku janë publikuar edhe foto, shihet që vendi rreth e rrotull bregut të detit është mbushur me inerte dhe materiale ndërtimi, gjë që nënkupton se kanë nisur punime.

Këtu jemi në skajin më jugor të ujrave shqiptare, në Ksamil, ku “të fortët” e lagjes, po pushtojnë edhe ato zona ku mund të jetë e rrezikshme për pushuesit të bëhet plazh, për shkak ndotjes së lartë që ka kjo zonë, për shkak të tabanit të mburuar me llucë dhe mbetjeve të ndryshme. Për më tepër mjedisi rreth e rrotull mbulohet me materiale inerte, duke shkatërruar natyralitetin dhe origjinalitetin e zonës. Pamjet që na janë dërguar nga disa pushues, janë bërë bërë mu përpara postës së #Policisë_Kufitare në Ksamil.

Betonizimi i bregdetit nuk ndalet!!!!!!”- shkruhet krahas fotove, teksa u është bërë tag edhe ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe faqes zyrtare të Policisë së Shtetit në Facebook.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet betonizohet bregdeti ndertime ne ksamil punime ne bregdet betonizohet bregdeti ndertime ne ksamil punime ne bregdet

Sondazh

Poll