Aktualitet

“Sulmoi me molotov”, arrestohet 40-vjeçari, Policia: E zbuluam nga pamjet filmike (VD)

16 Maj 2019, 17:32 Nga DOSJA
“Sulmoi me molotov”, arrestohet 40-vjeçari, Policia: E

TIRANË- Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë, pasi akuzohet se ka qëlluar me molotv insitucionet në protestën e fundit të opozitës, ku pati dhe akte dhunë. Policia në një njoftim për mediat bën me dije se i arrestuari është një 40-vjeçar nga Tropoja i identifikuar me inicialet, M.Q. Më tej në njoftim thuhet se ai është identifikuar me anë të pamjeve filmike.

“Ky shtetas në datë 11.05.2018, në orët e pasdites, gjatë zhvillimit të protestës nga ana subjektit politik Partia Demokratike dhe aleatet e saj, ka kundërshtuar dhe goditur në detyrë punonjësit e Policisë së Rendit, që ishin dislokuar me shërbim para godinës se Kryeministrisë dhe Parlamentit dhe në bashkëpunim me persona të tjerë, ka hedhur bomba molotov, flakadanë, fishekzjarrë dhe kapsolla, në drejtim të forcave të rendit dhe Kryeministrisë”, bën me dije policia.

NJOFTIMI I PLOTË

Kapet dhe ndalohet një ndër personat, i dyshuar kryesor, që ka sulmuar institucionet shtetërore dhe punonjësit e Policisë me bomba molotov, kapsolla, flakadanë, sende të forta, etj. Bazuar në prova, pamje filmike, raporte shërbimi dhe prova të tjera të grumbulluara në lidhje me aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën djeshme të opozitës të datës 11 Maj 2019, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. Q., 40 vjeç, lindur në Tropojë e banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime te paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Ky shtetas në datë 11.05.2018, në orët e pasdites, gjatë zhvillimit të protestës nga ana subjektit politik Partia Demokratike dhe aleatet e saj, ka kundërshtuar dhe goditur në detyrë punonjësit e Policisë së Rendit, që ishin dislokuar me shërbim para godinës se Kryeministrisë dhe Parlamentit dhe në bashkëpunim me persona të tjerë, ka hedhur bomba molotov, flakadanë, fishekzjarrë dhe kapsolla, në drejtim të forcave të rendit dhe Kryeministrisë.

Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe bombave molotov, kanë mbetur të plagosur 16 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën në spitalin e Traumës. Si pasojë e përdorimit të bombave molotov, fishekzjarreve, kapsollave e sendeve të tjera, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në institucionet shtetërore.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar, të përfshirë në këto veprime të kundraligjshme. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Opozita e bashkuar ka protestuar të shtunën dhe të hënën në dy protesta kombëtare, ku ka patur dhe akte dhune. Policia ka arrestuar disa persona një ditë pas protestës, me akuza se kanë dhunuar forcat e rendit dhe instucionet. Sipas uniformave blu, protestueist kanë përdorur dhunën gjatë gjithë protestës. Ndërkohë opozita i quan arrestimet të palgjishme dhe të motivuara politikisht me urdhër të Ramës dhe Lleshajt.

A.B & A.S/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet m.q. dhuna ne proteste opozita proteston policia e shtetit protesta e opozites arrestohet m.q. dhuna ne proteste opozita proteston policia e shtetit protesta e opozites

Sondazh

Poll