Politike

Zgjedhjet e 25 prillit, Meta: Do dekretoj çdo shumicë që fiton

20 Prill 2021, 19:28 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prillit, Meta: Do dekretoj çdo shumicë që fiton

SHKODËR- Presidenti Ilir Meta, ka thënë se në zgjedhje do të dekretoj çdo forcë politike që fiton zgjedhjet në mënyrë të ndershme.

I ftuar në “TV1 CHANNEL”, Meta ka thënë se çështja e zgjedhjeve nuk i takon partive poltike, po të gjithë qytetarëve. Ai ka thënë se çështjen e integrimit të Shqipërisë e ka prioritetin e tij kryesor.

“Do dekretoj çdo shumicë që do të dale nga 25 prilli, nga zgjedhjet e lira dhe te ndershme. Do t’i besojë rezultateve që shikoj unë. Do dekretojë atë shumicë që fiton numërim më të madh të mandateve. Besimi më i madh është tek populli shqiptar. Çështja e zgjedhjeve i takon çdo prindi, fëmije, nënë dhe babai. Jam i vetmi politikan në Shqipëri, që çështjen e integrimit e kam pasur prioritetin e tij kryesor. Partia Socialiste ka qenë një parti demokratike, Edi Rama e tjetërsoji përmes strukturave të kapjes që ka instaluar, si parti-shtet”, tha Meta.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll