Politike

“Rama është anti-shqiptar”/ Meta: Populli me një dekret të Presidentit është ushtar 

20 Prill 2021, 19:00 Nga DOSJA
“Rama është anti-shqiptar”/ Meta: Populli me një

SHKODËR- Presidenti Ilir Meta ka thënë se në zgjedhje ai do të flas vetëm nëpërmjet dekreteve si dhe do të mbrojë demokracinë e vendit.

I ftuar në “TV1 CHANNEL”, Meta e ka quajtur Ramën si anti-shqiptar dhe ka thënë se ai po mbron interesat e njerëzve që duan shpopullimin e Shqipërisë 

“Presidenti Meta do të flas vetëm ndërmjet dekreteve, dhe do mbroj demokracinë me anë të dekreteve. Populli me një dekret të Presidentit është ushtar dhe del lufton për këtë çështje, sepse ai është një anti shqiptar. Edi Rama po mbron interesin e disa anti shqiptarëve dhe që duan shkatërrimin dhe shpopullimin e Shqipërisë, qe synojne percarjen e shqiptareve dhe ndarjen e Kosoves. Dhe jo me kot kemi parë një lobim të qarqeve anti shqiptarë, dhe kjo është një tradheti kombëtare“, tha Meta.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll