Politike

Zbulon kush i dha urdhrin SPAK! Ramës i ‘shpëton goja’: Lapsi.al të bashkëpunojë me drejtësinë, të japin listën e t

20 Prill 2021, 18:59 Nga DOSJA
Zbulon kush i dha urdhrin SPAK! Ramës i ‘shpëton goja’:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka lënë të nënkuptohet se Prokuroria e Posaçme e ka marrë urdhërin nga ai vetë për të zbarkuar në zyrat e Lapsi.al, pas publikimit të skandalit m të dhënat personale. 

I ftuar në ‘Euronews’, Rama u bëri thirrje ‘tërthorazi’ botuesve të Laosi.al, Andi Bushatit dhe Armand Shkullakut që të dorëzojnë listën me të dhënat në SPAK e të bashkëpunojnë me drejtësinë, duke nxjerrë zbuluar këtë të fundit.  

“Për të sjellë një mesazh tek të gjithë se e gjithë kjo mjegull që është krijuar është e qëllimshme. Nuk duhet aspak t’i shqetësoje, sepse numri i kartës së identitetit tonë nuk është sin ë vendet e zhvilluara që të çon në të dhëna sensitive. Në vendet e tjera mund të shohësh gjithçka mbi të ardhurat, kursimet, e gjendjen shëndetësore. Ne nuk punojmë me ID. Databaza jonë nuk është e bazuar na kartat e ID. Ajo që ka dalë është një përzierje informacionesh që nuk janë të reja, janë të vjetra dhe informacione që janë hedhur aty. Dhe besoj se ka një parsye që ata që janë bërë përhapjen e atyre në media nuk u përgjigjen organeve të hetimeit për të dorëzuar gjithçka, në Shqipëri ka ndodhur në vitin 2009 kur të dhënat e gjendjes civile dolën në internet, kur ishte Bujar Nishani. Sot pashë që ka dalë një listë patronazhistësh të PD-së. këtu kemi të bëjmë me një bazë që të dhënat që disponon shteti nuk janë burim i kësaj gjullurdie. Ato nuk janë tonat, janë informacione të bëra çorap. Është një pasqyrë në të cilën janë future duart. Edhe diçka tjetër. Se kanë akuzuar disa herë AKSHIN, E-Albania nuk mban të dhëna. Kur t’i vendos ID merr shërbimin, kaq.,”- tha Rama ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll