Politike

Skenari i Vlorës! Rama: Ilir Meta është personi i fundit që duhet të flasë për blerje votash

20 Prill 2021, 19:06 Nga DOSJA
Skenari i Vlorës! Rama: Ilir Meta është personi i fundit që

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e Presidentit Ilir Meta për një skenar në Vlorë, që sipas tij, Partia Socialiste kishte bërë plane që të merrte nëntë mandate pa garë fare. 

I ftuar në “Euronews”, Rama tha se vetëm Meta nuk mund të flasë për blerje votash. Sipas kryeministrit, Meta është ai që e ka institucionalizuar blerjen e votës. 

“Nëse ka një shqiptar që nuk duhet të flasë për blerje votash është Ilir Meta. Atë institucion e ka ngritur Ilir Meta, vetëm ai e ka bërë këtë gjë. Unë nuk po them që kadalë Meta personalisht ka blerë vota. Por mekanizmi është krijuar dhe është çuar deri në art nga LSI-ja, kjo është e tmerrshme e neveritshme për të gjithë republikën, që Presidenti të flaës me atë gjuhë. Ai duhet të dëgjojë institucionet, të bëjë thirrje për harmoni, jo të nxisë,”- tha Rama. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll