Politike

Meta: Do t’ja pres duart Edi Ramës dhe kujtdo që guxon të prek votat në 25 prill

20 Prill 2021, 18:58 Nga DOSJA
Meta: Do t’ja pres duart Edi Ramës dhe kujtdo që guxon të

SHKODËR- Presidenti Ilir Meta e ka quajtur Kryeministrin Edi Rama një kukull. I ftuar në “TV1 CHANNEL”, Meta ka paralajmëruar Ramën se do t’i pres duart atij dhe kujdo tjetër që guxon të prek votat.

Meta gjithashtu ka thënë se i gjithë populli do të jetë ushtar dhe do të ndjekë këdo që guxon të prek votat. Meta gjithashtu ka folur edhe në lidhje me Damian Gjiknurin, ku ka thënë se ai nuk do të ketë vend ku të futet nëse do të provojë të bëjë “tërmet”.

“Rama eshte nje kukull qe dihet nga kurdiset ne rajon, per te minuar te ardhmen e Shqiperise. Edi Ramen e paralajmeroj nga Shkodra se do t’ja pres duart atij dhe kujdo tjeter banditi qe guxon te preke votat. Presidenti do nxjerre dekrete per mbrojtjen e votes se lire. Per kete te jete i qarte Rama dhe banditet e tij. I gjithe populli do jete ushtar dhe do ta ndjeke Ramen kudo qe te jete nese prek 1 vote. Damjani nese provon te beje “termet” ne Vlore te jete i sigurte se nuk do te kete vrime ku te fshihet ne Vlore, vetem nese arrin te arratiset ne Korfuz”, tha Meta

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll