Politike

Plagosja në zyrat e PD-së në Kavajë, Rama: Ngjarje ordinere, pa pikë lidhjeje, ai zotëria doli që s’ishte kushëriri im

20 Prill 2021, 19:13 Nga DOSJA
Plagosja në zyrat e PD-së në Kavajë, Rama: Ngjarje ordinere,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për ngjarjen që tronditi Kavajën mbrëmjen e kaluar, ku u qëllua me armë zjarri në këmbë sekretari i PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni.

I ftuar në Euronews, Rama e ka quajtur atë ngjarje si ordinere, teksa tha se autori i ngjarjes, Ndriçim Jonuzi nuk kishte lidhje fare me të. Rama gjithashtu tha se politizimi i asaj ngjarjeje ishte i panevojshëm.       

“Ajo ishte një ngjarje ordinere, për një sherr për një parkim, për diçka që ndodhi aty ku ndodhi dhe rezultoi që ai zotëria nuk ishte as kushëriri im. Cila foto? Çfarë fotoje? Nuk mund të bazohen gjërat në një foto. Dihet që LSI-ja do të dalë me këpucët e kuqe të Monikës. Basha doli si bedel, dhe donin të bënin sikur obobob çfarë po ndodh këtu. Ku është njeriu i ndryshimit këtu? Partia është një familje e madhe që ka lloj e soj njerëzisht brenda të kategorive të ndryshme”, tha Rama.

Pas një sherri për parkimin e makinës, Ndriçim Jonuzi u fut në zyrat e Partisë Demokratike dhe qëlloi sekretarin Bledar Okshtuni. Më pas u largua qetësisht nga vendi i ngjarjes, pa u vënë në pranga. Okshtuni ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Kjo ngjarje hapi dhe një valë reagimesh në politikë.

(I.A;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bledar okshtuni edi rama plagoset nje person tek zyrat e pd ne kavaje zgjedhjet 25 prill 2021 bledar okshtuni edi rama plagoset nje person tek zyrat e pd ne kavaje zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll