Aktualitet

Nën hetim për thirrjet për BOJKOT/ Anti-terrori merr në pyetje drejtuesen e një organizate, ka jetuar në Francë dhe Belgj

20 Prill 2021, 15:44 Nga DOSJA
Nën hetim për thirrjet për BOJKOT/ Anti-terrori merr në

Një 50 vjeçare që prezantohet si presidente e ‘Lëvizjes pan shqiptare ” është marrë në pyetje nga antiterrori pas thirrjeve të saj për bojkot të zgjedhjeve të 25 prillit dhe shpërndarje të trakteve për këtë qëllim.

Sikurse bëjnë me dije burime të sigurta pranë prokurorisë, emri i Ermira Qerimit u referua në prokurori së bashku me deklaratën e saj të administruar nga antiterrori si dhe procesverbalet mbi këqyrjet në rrjetet sociale.

Sipas burimeve të TCH, Qerimi dëshmon se ka jetuar në Francë dhe Belgjikë dhe se organizatën që drejton e ka regjistruar pranë prefekturës në Paris. Si fillim gruaja nën hetim pohon se e ka pagëzuar Besëlidhja e Çamërisë dhe më pas nën emrin ‘Lëvizja politike panshqiptare Pellazgjia”.

Në 13 janar 2021 kërkesa për ta regjistruar këtë organizatë, është refuzuar nga gjykata me argumentin se përfshirja e fjalës politike shkakton paqartësi tek personat e tretë nëse ky subjekt është qendër apo parti politike. Si prova ndaj 50 vjeçares antiterrori i ka dorëzuar akuzës dhe traktet nën emrin Lëvizja politike panshqiptare Pellazgjia.

Marrë nga Top Channel

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ‘lëvizja pan shqiptare ” ermira qerimi ‘lëvizja pan shqiptare ” ermira qerimi

Sondazh

Poll