Aktualitet

Kryetarja e KPA pret në takim kreun e OSBE, mes zyrtarëve diskutohet rreth bashkëpunimit dhe sfidave

20 Prill 2021, 15:22 Nga DOSJA
Kryetarja e KPA pret në takim kreun e OSBE, mes zyrtarëve diskutohet

TIRANË- Albana Shtylla, kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, priti sot në ambientet e kolegjit kreun e OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Vincenzo Del Monaco. Ata diskutuan rreth mundësive për një bashkëpunim të frytshëm mes palëve për adresimin e këtyre sfidave.

Fokusi i bashkëpunimit do të përqëndrohej në rritjen e kapaciteteve administrative dhe përcjelljen e duhur në publik të proceseve që zhvillohen në kuadër të dy juridiksioneve të Kolegjit, atë të rivlerësimit dhe atë disiplinor.

Kryetarja e Kolegjit informoi ambasadorin se Kolegji është përgatitur për shqyrtimin e çështjeve të juridiksionit të cilat janë duke u rritur në numër si dhe për rëndësinë që ka për Kolegjin njohja me praktikat më të mira të trajtimit të këtyre çështjeve në GjEDNj, por edhe gjykata të tjera europiane që trajtojnë çështje të këtij juridiksioni.

Del Monaco, garantoi kryetaren e kolegjit për adresim të shpejte të kërkësave të evidentuara prej saj gjatë këtij takimi, pas një vlerësimi nga mekanizmat dhe strukturat e OSBE-së që kanë në fokus çështjet e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Ai i ofroi vëmëndje dhe mbështetje të veçantë të OSBE për ecurinë e suksesshme të procesit të vettingut.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet albana shtylla kolegji i apelimit vincenzo del monaco albana shtylla kolegji i apelimit vincenzo del monaco

Sondazh

Poll