Sport

“Kris” Superliga pa nisur, presioni i bën klubet angleze të mendojnë tërheqjen

20 Prill 2021, 17:00 Nga DOSJA

ANGLI – “Tërmeti” i futbollit europian, pas zyrtarizimit të Superligës, ka qenë i paparashikueshëm. FIFA dhe UEFA i kërcënojnë “plangprishësit” me përjashtime, ndërkohë që shumë ashpër kanë reaguar tifozët, ata për të cilët luahet kjo lojë.

E gjithë kjo lëkundje duket ka bërë që dy klube ta rimendojnë përfshirjen në këtë ligë. Mediat në Britaninë e Madhe raportojnë se 2 nga 6 klubet angleze që kanë firmosur për Superligën, nuk janë dakord me mënyrën se si po menaxhohet kjo situatë dhe po e mendojnë edhe tërheqjen e menjëhershme nga ky event ende në letër.

Emrat e klubeve nuk bëhen të ditur, por përflitet se janë dy klube të vjetra angleze. Ndërkohë që raportohet se edhe një klub i tretë anglez është revoltuar me drejtuesit e Liverpoolit dhe Manchester United dhe pretendon se është gënjyer për t’u bërë pjesë e Superligës.

Britanikja “The Times” raporton se, në një nga klubet angleze po mbahen mbledhje të vazhdueshme dhe pritet të dilet zyrtarisht me deklaratë për tërheqjen, pasi presioni i tifozëve ka qenë vërtetë i madh. Është vetëm fillimi, por të kenë nisur që tani krisjet në Superligën europiane?!

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport britania e madhe fifa dhe uefa liverpoolit manchester united the times britania e madhe fifa dhe uefa liverpoolit manchester united the times

Sondazh

Poll