Aktualitet

Incidenti me furgonin në Berat, Alizoti: Ndërsa ne e mbanim të bllokuar, ndihma po shpërndaheshin në Lapardha

20 Prill 2021, 11:04 Nga DOSJA
Incidenti me furgonin në Berat, Alizoti: Ndërsa ne e mbanim të

BERAT – Drejtuesi politik i listës së PD-së në Berat, Tomor Alizoti e ka cilësuar incidentin e djeshëm me furgonin me ushqime, një taktikë banale elektorale që sipas tij njerëzit e kuptojnë shumë mirë.

I ftuar në Abcnews, Drejtuesi politik i listës së PD-së në Berat tregoi  se gjatë kohës që ata kishin bllokuar furgonin në Berat, mori informacione që ndihma po shpërndaheshin në Lapardha.

Shteti është në këtë rast fatkeqësisht, i pa shkëputur nga pushteti. Dihet që bashkia është pjesë e qeverisë..Pse duhet të dalin rezervat e shtetit që nuk përdoren? Këto janë taktika banale që njerëzit i dinë. Gjatë kohës që ne kishim bllokuar furgonin, po shpërndaheshin ndihma në Lapardha.”

Anëtarë të Partisë Demokratike bashkë me Tomor Alizotin kanë ndaluar dhe bllokuar mbrëmjen e djeshme një furgon me mallra e ndihma ushqimore. Përmes një videoje në profilin e tij në Facebook, ishte Alizoti ai që denoncoi bllokimin e furgonit që i përkishte bashkisë së Beratit dhe akuzoi drejtpërdrejt qeverinë se ato mallra po përdoreshin për blerjen e votave në Berat.

Akuzat u hodhën poshtë nga Bashkia e Beratit, e cila në një reagim zyrtar, tha se ato mallra ishin grumbulluar për familjet e prekura nga pandemia. Sipas Bashkisë, mbrëmjen e sotme është bërë vetëm transferimi i mallrave në magazinat e Drejtorisë Arsimore, duke mohuar akuzat për përdorimin e produkteve për blerje votash.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia berat furgoni me mallra ne berat tomor alizoti bashkia berat furgoni me mallra ne berat tomor alizoti

Sondazh

Poll