Aktualitet

Shtyhet për në datën 22 seanca për Adriatik Lallën, duhen njoftuar dëshmitarët e Prokurorisë

20 Prill 2021, 09:02 Nga DOSJA
Shtyhet për në datën 22 seanca për Adriatik Lallën,

TIRANË– Është shtyrë për në datën 22 prill në orën 13:00 seanca për ish-kryeprokurorin, Adriatik Lalla.

Mësohet se shkak i shtyrjes së seancës është bërë fakti se duhen njoftuar dëshmitarët e Prokurorisë, që seanca për Llallën kalon në fazën e pyetjes së dëshmitarëve.

Në seancën e fundit në GJKKO, ku i pranishëm ishte edhe vetë ish-kryeprokurori, u vendos që ky i fundit të gjykohet me procedurë të zakonshme.

Pse akuzohet Adriatik Llalla, dikur njeriu më i rëndësishëm i sistemit të drejtësisë?

Hetimet për Adriatik Llallën kanë nisur disa muaj më parë, dhe bëhet me dije se bëhet fjalë për mosdeklarimin e një shume parash në Gjermani, e cila është përdorur për shkollimin e vajzës së ish-kryeprokurorit. Vetë Llalla ka deklaruar se këto para i kishte marrë borxh nga një mik i tij. Ndërkohë pritet vendimi që do të merret nga GJKKO

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u largua nga detyra në 8 dhjetor 2017 pasi i skadoi mandati dhe në vend të tij u zgjodh vetëm me votat e socialistëve, kryeprokurorja Arta Marku. Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK-ja pranoi kërkesën e Llallës duke e nxjerrë nga sistemi dhe duke mos kaluar në Vetting. Komisioneri Publik ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së.

Po kështu, Adriatik Llalla është një prej tre ish-zyrtarëve të lartë shqiptarë, për të cilin sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, më 14 shkurt të 2018,  komunikoi vendimin se ai nuk do të shkelë kurrë në tokën amerikane. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është pajtuar me këtë vendim të SHBA-së.

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla adriatik llalla

Sondazh

Poll