Aktualitet

Skandali me të dhënat personale, Dervishi: Në zyrën e Komisionerit nuk ka asnjë ankesë

20 Prill 2021, 09:43 Nga DOSJA
Skandali me të dhënat personale, Dervishi: Në zyrën e

TIRANË –  Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, ka folur mbrëmjen e djeshme lidhur me skandalin e të dhënave personale nga database i PS.

I ftuar në “Opinion”, Dervishi është shprehur se pranë zyrës së Komisionerit nuk ka patur asnjë ankesë për publikimin e të dhënave të tyre.

Besnik Dervishi: Meqë jemi në fushatë zgjedhore kjo është e parashikuar me ligjin e kodit zgjedhor, ku parashikon që çdo subjekt politik të ketë listën e zgjedhësve.

Në rastin konkret deri sa kjo nuk është e pasashikuar me ligj, nëse vërtetohet që nuk është dhe pëlqimi i subjektit kemi të bëjmë me  një përpunim jo të ligjshëm të të dhënave personale.

Blendi Fevziu: Ju keni pyetur, keni bërë investigim, ka ndonjë akesë?

Besnik Dervishi: Deri më sot nuk ka patur asnjë ankesë

Blendi Fevzi: Si asnjë ankesë?

Besnik Dervishi: Në zyrën e Komisionerit nuk ka asnjë ankesë të regjistruar, mund të vini që nesër ta shikoni.

Zyra e Komisonerit përveç trajtimit të ankesave ka dhe një mundësi tjetër që të filloj një shqyrtim administrativ. Duke marr parasysh sensibilitetin e ngjarjes ne e kemi nisur një shqyrtim administrativ dhe hetimin administrative që javën e kaluar për disa kontrollues që mendojmë se  janë dhe administrator. 

Marrë nga Opinion

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet besnik dervishi investigimi i lapsi.al besnik dervishi investigimi i lapsi.al

Sondazh

Poll