Aktualitet

U kap me kanabis në shtëpi, arrestohet e reja në Tiranë, bien në pranga edhe 5 persona të tjerë (DETAJE)

20 Prill 2021, 09:21 Nga DOSJA
U kap me kanabis në shtëpi, arrestohet e reja në Tiranë,

TIRANË– Gjashtë persona janë arrestuar dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia në Tiranë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Polcia bën me dije se një 27-vjeçare është arrestuar pasi gjatë kontrollit në banesën e saj u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lendë të dyshuar kanabis.

Personat e tjerë janë arrestuar për vepra të ndryshme penale si vjedhja, mashtrimi, dëmtim prone etj.

Njoftimi i policisë në Tiranë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A. K., 26 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të banesës së ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lendë të dyshuar kanabis.

Po nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit A. Q., 42 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur dhe ka dëmtuar me mjete prerës gomat e 3 automjeteve të parkuara në servisin e shtetasit K. A.

Specialiastët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë ekzekutimin e vendimit penal, për shtetasin S. M., 46 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, ku i ka mbetur për të shlyer dhe 2 muaj dhe 5 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 persona në tiranë policia e tiranes arrestohen 5 persona në tiranë policia e tiranes

Sondazh

Poll