Aktualitet

Neutralizoi agresorin që terrorizoi xhaminë, ushtaraku: Mezor ia hoqëm thikën!

20 Prill 2021, 09:26 Nga DOSJA
Neutralizoi agresorin që terrorizoi xhaminë, ushtaraku: Mezor ia

TIRANË– Pas ngjarjes së rëndë ku Rudolf Nikolli, 34-vjeçari autori i sulmit me thikë që la pas 5 të plagosur, ka reaguar ushtaraku që neutralizoi agresorin që mësyu në objektin fetar dhe terrorizoi besimtarët që po kryenin ritin e faljes.

Sipas tij, personi që përhapi terror duke qenë i pajisur me një thikë buke, ka shfaqur një sjellje tepër agresive.

Ushtaraku thotë se i ka ulëritur dhe bërtitur me të madhe deri në momentin që është trembur dhe ka lëshuar thikën në tokë. Ndër të tjera, neutralizuesi i ngjarjes i cili frekuentonte xhaminë, shprehet se kjo ngjarje nuk ka ndodhur asnjë herë tjetër.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet rudolf nikolli rudolf nikolli

Sondazh

Poll