Aktualitet

Von der Leyen jep lajmin e mirë, 145 mijë doza vaksinash vijnë në Shqipëri në Maj nga BE

20 Prill 2021, 09:39 Nga DOSJA
Von der Leyen jep lajmin e mirë, 145 mijë doza vaksinash vijnë

BRUKSEL-Presidentja e Komisionit Evropian, Ursulua Von Der Leyen, ka konfirmuar se 145 mijë doza të vaksinave do të ndahen për Shqipërinë nga BE-ja duke filluar nga muaji maj.

Në një postim në Twitter në gjuhë shqiqe ajo tha se 145 mijë doza të financuara nga BE do të vijnë në Shqipëri duke filluar nga Maji deri në Gusht.

Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë @ediramaal ??

145.000 doza vaksinash të financuara nga BE do të jenë në Shqipëri duke nisur nga maji deri në fund të gushtit.

Jemi së bashku në këtë betejë.

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 20, 2021

Vaksinat do të shpërndahen nga fillimi i majit sipas të cilave vendet kanë më shumë nevojë për ta, tha ai. Bosnja do të marrë pjesën më të madhe me 214,000 doza, e ndjekur nga Shqipëria me 145,000 dhe Maqedonia e Veriut me 119,000. Serbia është e fundit me 36,000.

Shqipëria po vijon me ritme të larta procesin e vaksinimit. Deri mbrëmjen e së hënës ishin realizuar gati 346 mijë vaksinime, ndërsa në total Shqipëria ka marrë deri më tani mbi 700 mijë doza të 4 llojeve vaksinash, nga Pfizer, te Astrazeneca, Sinovac dhe Sputnik V.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama ursulua von der leyen vaksinimi ne shqiperi edi rama ursulua von der leyen vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll