Politike

KAVAJA ndez fushatën! Rama kërkon “paqe”, thirrje Bashës: Mos ta politikzojmë! Kryedemokrati paralajmëron humbjen: Po e

20 Prill 2021, 10:38 Nga DOSJA
KAVAJA ndez fushatën! Rama kërkon “paqe”, thirrje

KAVAJË– Disa të shtëna me armë lanë të plagosur sekretarin e Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni. Në kërkim për ngjajrjen janë tre persona, përfshirë Ndriçim Jonuzi (Tahiri), i cili ka precendetë të mëparshëm kriminale. Menjëherë pas ngjarjes, kryedemokrati Lulzim Basha u nis me urgjencë për në Kavajë, duke drejtuar gishtin nga maxhoranca. Ndërsa shtoi se bëhej fjalë për një sulm politik, kreu i maxhorancës hodhi poshtë akuzat duke shtuar se drejtësia duhej lënë të kryente detyrën. 

Reagimet kanë vijuar edhe sot…Menjëherë pas videos nga arratia të autorit të plagosjes, i cili pretendonte se sherri nuk kishte nisur për asnjë parti, Rama shtriu sërish dorën për bashkëpunim ndaj Lulzim Bashës. Madje shkoi edhe më tej, duke e cilësuar si militant të PD-së, duke i kërkuar Bashës që të ndahet nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe nga presidenti Ilir Meta.

Përgjigjen Basha ia dha nga Kavaja, ku edhe shkoi sërish sot për të monitoruar gjendjen. Me çadër në dorë, më mes të një mitingu, kryetari i PD-së, shtoi se sulmi i djeshëm i kishte bërë demokratët më të bashkuar dhe se Rama e ndjente humbjen pas 25 prillit. Po ashtu, përgjigjia nga Rama nuk mungoi. Numri një i maxhorancës kërkoi uljen e toneve, duke shtuar se nuk duhej politizuar, ndërsa kërkoi drejtpërdrejtë nga Meta që të ndalojë fushatën që ka nisur. 

Nga Presidenca…, kreu i shtetit nuk u kursyer me kundërakuzat, duke i përmendur sërish përgjimet e Shijakut, Dibrës dhe psikiatrinë. Sipas Metës, Rama më 26 prill do të humbasë, duke marrë përgjigjen e të gjithë shqiptarëve.

Po çfarë ndodhi në Kavajë?

Dosja.al ka mësuar se rreth orës 19:00 në lagjen numër katër në Kavajë, Ndriçim Jonuzi (Tahiri), një person me precedentë të theksuar kriminalë është futur në zyrat e PD-së dhe ka qëlluar në këmbë sekretarin, Bledar Okshtunin. Ngjarja ka ndodhur në prani të kandidates për deputete, Grida Duma, ndësa Jonuzi ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha plagoset nje person tek zyrat e pd ne kavaje zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama lulzim basha plagoset nje person tek zyrat e pd ne kavaje zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll