Politike

Deklarata e Ramës për të vëllanë, Kryemadhi i publikon rrogën: Do fitoka dhe një shpërblim tjetër prej shpifjeve të tu

20 Prill 2021, 10:33 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka ndarë në ‘Facebook’, pagën e vëllait të saj, Drini Kryemadhit. Kjo erdhi pas deklaratës së Ramës i cili tha se vëllai i Kryemadhit ka një vend pllumbash ku i vinë çdo ditë vezë floriri.

POSTIMI:

Kjo është paga e vëllait tim. Dhe mbi këtë pagë ke mbajtur edhe taksën mbi pagën, siç ke taksuar çdo profesionist tjetër të shtresës së mesme, që çdo ditë po pakësohen në vend.
Drini Kryemadhi është inxhinier mekanik, i vërtetë, jo si injorantët që ke punësuar në administratë, si fuksa sigurimi. Drini Kryemadhi ka qenë një ndër inxhinierët, që ka bërë hartimin e Kodit të parë Rrugor për Republikën e Shqipërisë, në vitin 1998. Sot e 20 vjet më vonë, Shqipëria punon me të njëjtin Kod Rrugor të atyre ekspertëve të nderuar.
Në punën që ti i permend, ai është punësuar nga kompania Zviceriane, që ti e përzure për t’ja bërë gati një oligarku. Pagat e inxhinierëve janë të larta, pra ai ka marrë 303.709 lekë ose 2450 euro në muaj. Por, ti se llogjikon dot vlerësimin e të aftit, sepse profesionistët e Shqipërisë i degdise rrugëve të Gjermanisë dhe të botës, e në vend të inxhinierëve mekanik ti merr inxhinier sufllaqesh. Më vjen mirë për Drinin. Si inxhinier që është, është shumë racional. Do fitoka dhe një shpërblim tjetër prej shpifjeve të tua dhe të Gonxhes. Komento pagën 10 milionë lekë në muaj të pensionistit, babit të Alqit, që merr te inceneratori. E di vetë ti.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama monika kryemadhi edi rama monika kryemadhi

Sondazh

Poll