Politike

THELLOHET SKANDALI/ Andi Bushati: Zyrat e Lapsi.al janë mbyllur nga kërcënimi i SPAK, organi KAPS po i bën PS-së nderin e f

20 Prill 2021, 10:19 Nga DOSJA

TIRANË- Andi Bushati, drejtues i portalit Lapsi.al, deklaron se për shkak të kërcënimit të SPAK, zyrat e portalit do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura. Në një postim në rrjetet sociale, Bushati njofton se bllokimi i punës së një medie në kulmin e fushatës është nderi i fundit që SPAK po i bën PS.

POSTIMI I PLOTË: 

Edhe sot zyrat e Lapsi.al do të qëndrojnë të mbyllura nën kërcënimin e SPAK.
Organi KAPS i reformës në drejtësi po i bën dhe nderin e fundit PS duke bllokuar punën e një mediaje javën e fundit të fushatës dhe kjo për nderin e ambasadorëve që rrinë e vështrojnë si këllufa.

Çfarë ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve?

Skandali është zbuluar disa ditë më parë nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania.

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike andi bushati investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale andi bushati investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll